Itali, 22 Nëntor 2010 NOA/ R. Bulku - Ka përfunduar në burg mësuesja, e cila akuzohet per ngacmime seksuale ndaj te miturve gjate kohes se mesimit.
Ngarja qe coi sot ne pranga arsimtaren, i ka fillesat në nëntor të 2006, u kap papritur nga një koleg i saj në klasë, në një shkollë të mesme në Nova Milanese, ndërsa ishte e zhveshur, së bashku me pesë nga nxënesit e saj të mitur gjatë orës së mësimit.
Gruaja, një 37 vjeçare, u arrestua nga policia për akte te turpshme seksuale me të mitur.
Sipas dëshmisë, ajo u ka dhënë kurse private në matematikë disa fëmijëve, të cilët u gjetën nga kolegu i saj në qëndrimet e komprometuara me mësuesen, e cila duhet thënë se ishte në këtë shkollë si një zëvendësuese.r.b/NOA