Tibet, 21 nëntor NOA - Dalai Lama është duke planifikuar të tërhiqet në jetën e tij private, pas tre muajsh me shpresën që një ditë të kthehen në atdheun e tij.
Në një intervistë të dhënë për CNN-IBN, Dalai Lama, 76 vjeç, shpjegoi se vendimi përfundimtar do të merret vetëm pas disa konsultimeve me udhëheqësit e lëvizjes dhe të Parlamentit.
“Pozicioni im është tashmë gati për pension”, - tha ai.Udhëheqësi shpirtëror tibetian dhe fituesi i Çmimit Nobel të Paqes jeton në mërgim në Indi që nga viti 1959.
Gazetarit, i cili e pyeti për të komentuar mbi spekulimet për një tërheqje të mundshme, Dalai Lama u përgjigj pa hezitim: “Unë besoj se do të dal në pension brenda gjashtë muajve”. r.b/NOA