Lushnjë, 21 nëntor, NOA – Një grabitje spektakolare ka ndodhur orët e para të mëngjesit në qytetin e Lushnjës. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se dy persona kanë hyrë në një prej kazinove të qytetit dhe kanë marrë prej andej gjithë shumën e parave që ndodhje në arkë.
Sipas raportimeve paraprake mendohet se dy të rinjtë kanë marrë nga arka e kanizos rreth 7.5 milionë lekë.
Pas sinjalizimit të policisë nga punonjësit e kazinosë efektivat blu të janë vënë në kërkim të autorëve.
Për momentin nuk ka asnjë të dyshuar për veprën penale. Ndërsa janë marrë në pyetje nga policia punonjësit e kazinosë dhe personat që ndodheshin afër vendit të ngjarjes.
a.k/NOA