English

Kryeministri Berisha del para gazetarëve në konferencë për shtyp

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, del sot pasdite në 6.30 para gazetarëve në një konferencë për shtyp në selinë e Këshillit të Ministrave.

Zyra e shtypit të qeverisë njoftoi se konferenca zhvillohet kryesisht për udhëtimin e z.Berisha në Lisbonë të Portugalisë ku u zhvillua samiti i NATO-s e ku Shqipëria ishte si anëtare me të drejta të plota.

Nuk dihet ende nëse Berisha do të pranojë t’u përgjigjet pyetjeve që lidhen me zhvillimet e fundit në vend, konkretisht ofertën publike të Partisë Socialiste që në vend të rinumërimit të fletëve të votimit të hetohen vetëm kutitë me materialet zgjedhore.

e.r/NOA

KOMENTE