Madakaskar, 22 nëntor NOA - Janë dorëzuar të gjithë ushtarakët rebelë, të cilët ishin fshehur që nga dita e mërkurë në një kazermë ushtarake në periferi të kryeqytetit të Madagaskarit, Antananarivo.
Ushtria kishte nisur të shtunën një sulm kundër strofullës së rebelëve dhe në përfundim të këtij operacioni ata u arrestuan të gjithë.
Oficerët e ushtrisë që kishin ngritur krye kundër autoriteteve ishin përpjekur për të krijuar një grusht shteti, por kjo tentativë e tyre duhet thënë se dështoi.Arrestimet u bënë pas një kontrolli të forcave të sigurisë, gjatë së cilat disa dëshmitarë thanë se disa dëgjuar të shtëna armësh dhe shpërthime. Vendi ku ishin fshehur e rebelët ishte një barakë në periferi të kryeqytetit Antananarivo. r.b/NOA