English

Papa: Prezervativët mund lejohen në raste të veçanta

Romë, 21 nëntor, NOA - Papa Benedikti i XVI-të për herë të parë është distancuar nga ndalimi strikt i kishës katolike për përdorimin e prezervativëve.

Mund të ketë raste të veçanta të arsyetueshme, në të cilat përdorimi i tyre është i justifikuar, citon gazeta e Vatikanit "L'Osservatore Romano", një libër me një intervistë të publicistit gjerman Peter Seewald me Papën.

Konkretisht Benedikti e quan rrezik infektimin me virusin HIV dhe merr si shembull prostitiumin e meshkujve, ku përdorimi i kondomëve mund të shmangë përhapjen e sidës.

Megjithatë kisha katolike nuk e sheh kondomin si zgjidhje efektive dhe morale. Në librin e ri Papa deklaron më tej se fiksimi vetëm tek prezervativët do të thotë një banalizim i seksualitetit.

NOA/ANSA

KOMENTE