English

Parimet globale të qëndrueshmërisë së turizmit, nesër takimi me grupet e interesit

Tiranë, 21 nëntor, NOA - Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në bashkëpunim me USAID organizojnë të hënë seminarin me temë “Të Prezantojmë Parimet Globale të Turizmit të Qëndrueshëm në Shqipëri”.

Ky aktivitet 1-ditor do të përfshijë ekspertë, profesionistë dhe aktorë në sektorin e turizmit në Shqipëri për të diskutuar mbi perspektivat për rritjen e konkurrueshmerisë së Shqipërisë si destinacion udhëtimi si edhe rritjes së shitjeve për sipërmarrjet e vogla e të mesme nëpërmjet zbatimit të Parimeve Globale të Turizmit të Qëndrueshëm.

Diskutimin do ta drejtojnë përfaqësues të Shoqatës National Geographic, Expedia dhe Këshillit Global të Turizmit të Qëndrueshëm – duke prezantuar një metodologji novatore që mund të aplikohen për të siguruar jetëgjatësinë e tregut turistik në Shqipëri.

Seminari zhvillohet te hotel “Mondial” në Tiranë, nga ora 9:00 deri në 18:00.’

Ky aktivitet synon për të sjellë më shumë informacion mbi përfitimet e lidhura me Parimet Globale të Turizmit të Qëndrueshëm dhe kontribuimin në diskutime për mënyrën si mund të forcohet udhëheqja e Shqipërisë në praktikat e qëndrueshmërisë.

a.k/NOA

KOMENTE