English

Policia flet për vrasjen në Tiranë: Dyshohet hakmarrje, viktima ka vrarë në Greqi

Tiranë, 21 nëntor, NOA , Update – Një prej pistave që po hetohet nga policia për gjetjen e autorëve të vrasjes së ndodhur sot në rrugën “Jordan Misja” është ajo e hakmarrjes.

Ky është varianti zyrtar që ka dhënë sot Policia e Tiranës për ngjarjen e rëndë, ku mbeti i vrarë 44-vjeçari, Mirash Pal Preka, lindur në Pukë dhe banues në Paskuqan Tiranë.

Gjithashtu policia ka dhënë detaje dhe për zhvillimin e ngjarjes. Sipas njoftimit zyrtar vrasja ka ndodhur rreth orës 09.00, në rrugën “Jordan Misja”, afër shinave të trenit.

Viktima është qëlluar me armë zjarri disa herë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka përqendruar vëmendjen në pistën e hakmarrjes, pasi dyshohet se viktima ka qenë përfshirë në një vrasje që ka ndodhur rreth 6 muaj më parë në Greqi.

Preka mësohet se në grindje e sipër ka vrarë me thikë një të njohurin e tij.

a.k/NOA

KOMENTE