English

Sanxhaku: Kthehem në LSI, nuk punoj dot kundër interesave të Shqipërisë

Lushnjë, 21 nëntor, NOA Update– Kryetari i Bashkisë së Lushnjës, Albert Sxhakut ka bërë fakt të kryer, pak minuta më parë kalimin e tij në Lëvizen Socialiste për Integrim. Pas një takimi të zhvilluar me kreun e LSI-së, Ilir Meta dhe strukturat drejtuese të partisë në këtë qytet, Sanxhaku ka folur për mediat duke deklaruar se rikthehet në LSI, pasi nuk e gjente veten në asnjë parti tjetër.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Lushnjë raporton se pas takimit me Metën, Sanxhaku ka deklaruar se nuk kthehet i vetëm në këtë parti. “Deklaroj rikthimin me 350 anëtarë”, ka thënë Sanxhaku.

Ai ka theksuar se “nuk e gjenim vetën në asnjë parti tjetër”.

Por në deklaratat e tij nuk kanë munguar dhe sulmet ndaj Partisë Socialiste duke e cilësuar bashkëpunimin me këtë forcë si bashkëpunim kundër interesave të vendit.

“Nuk punojmë dot kundër interesit të Shqipërisë. Nuk punojmë dot kundër interesave Europian”, tha Sanxhaku.

a.k/NOA

KOMENTE