English

Ukë Rugova: Mustafa, peng i strukturave të vjetra të LDK

Prishtinë, 21 nëntor, NOA – Djali i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Ukë Rugova, në një intervistë për median kosovare flet për vizionin e tij politik, se si i ka tejkaluar mosmarrëveshjet me Bujar Bukoshin, çfarë kontaktesh ka pasur me ish-presidentin Fatmir Sejdiu, ku dhe si është takuar me kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, dhe me kryetarin e AKR-së, Bexhet Pacolli.

Isa Mustafa është njeriu i parë nga të mëdhenjtë e LDK-së që djali i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Uka, ia kishte kumtuar ambicien për t’iu futur karrierës politike. Rugova tani merret me politikën, por është bërë futja në lojën politike e Mustafës që atij të mos i vinte vështirë që gjatë fushatës për zgjedhjet e 12 dhjetorit të apelojë që të mos votohet partia që për 16 vjet është drejtuar nga i ati.

E pranon se do të ndihej keq po të vepronte në këtë mënyrë, sikur LDK-ja të mos ishte kjo që është tani.

Sipas zgjedhja e Isa Mustafës në krye të partisë më të madhe rugoviane nuk paraqet ndonjë argument të fuqishëm se në këtë parti kanë filluar reformat e brendshme. Përkundrazi, ai e sheh Mustafën si peng të strukturave të vjetra të LDK-së, të cilat nuk do ta lënë atë që të lëvizë dhe t’i tregojë vlerat e veta, thotë Rugaova në një intervistë për “Koha Ditore”.

a.kNOA

KOMENTE