English

Zelandë e Re, shpresa për minatorët e mbetur nën tokë

Zelandë e Re, 22 nëntor NOA/ R.Bulku - Vazhdojnë punimet për të shpëtuar 29 minatorët e bllokuar në minierën e qymyrit në lumin Pike, në Zelandën e Re.

Policia lokale tha se shpreson për të gjetur ende të gjallë punëtorët, por tha se ata nuk kanë asnjë ide për kohëzgjatjen e operacionit që do ti duhet për të arritur në shpëtimin tyre.

Ditën e shtunë një zjarr shpërtheu në sistemin e lirimit të gazit toksik. Të afërmit e minatorëve janë mbledhur menjëherë në vendin e aksidentit.

Futja në minierë, në këtë moment është e ndaluar për gazetarë dhe publikun. Shumë të mbushura me njerëz, janë kishat afër qytetit të Greymouth.

“Ne shpresojmë në një mrekulli. Ajo çfarë mund të bëjmë është të lutemi për ata që janë në minierë dhe për familjet e tyre”, - tha Gerry O’Connor, një prift i Kishës Katolike në Greymouth.

Ndër 29 minatorët e zhdukur janë 24 neo-zelandezë, dy australianë, dy britanikë dhe një i Afrikës së Jugut.

r.b/NOA

KOMENTE