Komunikimi në rrjetin më të madh të telefonisë celulare në vend me tarifat më të lira
tiranë, 22 Nëntor 2010 NOA/ R.Bulku - Janë prezantuar nga ana e AMC paketat më të reja për komunikimin e individëve apo bizneseve që bëjnë pjesë në programet AMC Unlimited dhe Business Unlimited, duke ofruar më shumë mundësi komunikimi brenda rrjetit dhe me çmime më të lira.
Extra Talk 600 dhe Extra Talk 1200 janë dy paketat e reja me minuta të AMC për komunikimin celular që i drejtohen biznesit dhe individëve. Me këto dy paketa të reja me minuta programet AMC Unlimited dhe AMC Business Unlimited kompletohen akoma më shumë duke i ardhur në ndihmë abonentëve të cilët duan të flasin akoma më shumë brenda rrjetit AMC.
Tani abonentëve të AMC u ofrohet një tjetër mundësi për kontrollimin e shpenzimeve dhe minutave që duan të përdorin në komunikimin e tyre të përditshëm. Të dyja këto paketa i japin më shumë mundësi personalizimi të komunikimit sipas nevojave abonentëve pasi mund të zgjedhin vetë sa duan të komunikojnë.
Që të dyja këto paketa të reja komunikimi janë pjesë e programeve AMC Unlimited dhe Business Unlimited. Paketa tarifore Extra Talk 600 përmban 600 minuta komunikimi brenda rrjetit të AMC dhe kushton 1200 lek (pa TVSH). Kurse paketa tjetër Extra Talk 1200 është për abonentët që duan të kenë akoma më shumë minuta bisede në telefon. Kjo paketë përmban 1200 minuta kohë bisede brenda rrjetit të AMC dhe kushton 2000 lek (pa TVSH).
Abonentët e AMC që do të zgjedhin paketën Extra Talk 600 apo Extra Talk 1200 do të komunikojnë me cilësinë maksimale të rrjetit më të madh të telefonisë celulare në vend, do kenë më shumë minuta në dispozicion dhe me çmime më të lira.
Investimet e vazhdueshme të AMC nuk janë mjaftuar në ndërtimin e rrjetit më të madh duke ofruar sinjalin dhe mbulimin më cilësorë në të gjithë vendin por edhe në krijimin e paketave për komunikimin. Kjo ka bërë të mundur që abonentët e AMC të komunikojnë brenda rrjetit më cilësorë në vend dhe ndër më cilësorët në rajon me tarifa gjithnjë e më të lira.
E gjitha kjo është pjesë e filozofisë së AMC, ku bota modelohet sipas nevojave dhe kërkesave të abonentëve.
Më shumë mbi ofertat e AMC gjeni në spotin publicitar në krye të NOA ose përbri këtij lajmi.
r.b/NOA