SHBA, 23 nëntor NOA - Filmi i fundit i magjishëm më i famshëm në botë, “Harry Potter dhe Dhuntitë e Vdekjes”, ka arkëtuar fundjavën e kaluar në mbi 50 vende rreth 330 milionë dollarë. Lajmi është njoftuar nga Warner Bros, duke kujtuar se saga e këtij filmi në të gjitha seritë e tij ka arritur të grumbullojë një shifër të barasvlesfshme me 5.4 miliardë dollarë. Harry Potter vetëm në Amerikë ka arkëtuar një shifër që arriti në 125.1 milionë dollarë. Kështu, seria e re e sagës së Harry Potter ka arritur të shënojë një tjetër sukses të paimagjinueshëm në arkëtimin e të ardhurave.
r.b/NOA