English

Dita e Alfabetit, festë shtetërore për shqiptarët në Maqedoni

Manastir, (Maqedoni), 22 nëntor, NOA - Në Maqedoni kanë nisur manifestimet për shënimin e festave të Nëntorit, duke filluar me Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe 22 nëntorit.

Për shkak të kësaj feste, në Maqedoni sot është shpallur ditë pushimi për shqiptarët. Kjo festë është në përputhje me Ligjin për festat të miratuar nga Qeveria.

Një koncert recital me ansamblet shqiptare mbrëmë në Manastir shënoi fillimin e manifestimeve kulturo-artistike.

Në qytetin e Manastirit për sot është paralajmëruar mbajtja e tribunës shkencore për “Kongresin e Alfabetit”, që organizohet nën patronazhin e Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni.

Një pjesë e këtyre manifestimeve janë mbështetur nga sekretariati qeveritar për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Me rastin e shënimit të përvjetorit të Ditës së Alfabetit në mbarë vendin janë organizuar manifestime kulturore dhe letrare nga institucione kulturore dhe organizata joqeveritare shqiptare.

NOA/INA

KOMENTE