English

Drejtonte motorin në gjendje të dehur, plagoset pasagjeri

Kurbin, 22 nëntor, NOA – Një 45-vjeçar është arrestuar dje në qytetin e Kurbinit pasi ka shkaktuar plagosjen e një personi tjetër me të cilin udhëtonte në motoçikletë.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se i arrestuari është Pashk Dedëgjonaj, , banues në lagjen Nr.4 të qytetit të Laçit.

Dedëgjonaj, dy ditë më parë, në rrugën Laç-Gorre, në vendin e quajtur kthesa e fshatit Gorre të rrethit Kurbin, ka humbur drejtimin e motorit tip “Kavasaki” dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Nga rrëzimi i mjetit ka mbetur i plagosur 29-vjeçari Arjan Xhaferri, i cili ishte pasagjer në këtë mjet. Nga hetimi që ka bërë policia rezultoi se Dedëgjonaj ka qenë në gjendje të dehur gjatë drejtimit të motorit, gjë që ka sjellë dhe rrëzimin e tij.

Xhaferraj është dërguar për kurim në qytetin e Laçit dhe ka marrë ndihmën e parë nga mjekët. Ndërkohë që gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Dedgjonaj akuzohet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugorë” dhe “Drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi”.

a.k/NOA

KOMENTE