English

Edhe nesër shira, parashikimi i motit nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 22 nëntor, NOA – Qarkullimi i masave ajrore te paqendrueshme nga jugperendimi i kontinentit do te sjelle qendra me presion te ulet atmosferik ne te gjithe rajonin dhe territorin shqiptar. Vranesirat dhe shirat do te jene prezent ne te gjithe vendin por shira me intensitet me te larte do te mbeten ne zonat bregdetare, veriperendim dhe jugperendim te vendit. Ne zonat malore ne lartesine mbi 1300 metra reshjet do te bien ne forme debore.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Edhe pjesa e dyte e dites do te vijoje me vranesira dhe shira ne vend ku problematike situata do te jete ne veri-veriperendim pasi shirat do te jene me intensitete te larta. qytetet si Kukesi. Peshkopia, Shkodra dhe Lezha do te marrin shira ne sasi te medha. Po ashtu edhe pjesa jugore-jugperendimore, Vlora, Saranda, Himara dhe Gjirokastra do te kene shira te konsidreueshem ndersa ne lindje te Shqiperise shirat do te jene te dobet. Ne kushte te paqendrueshme atmosferike do te mbetemi ne mbremje dhe gjate nates. Temperaturat e mengjesit do te pesojne nje renie te lehte ndersa mesdita do te sjelle 3 grade renie te temperaturave ne te gjithe vendin. Era do të fryjë mesatare ne toke dhe deri e forte ne det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugperendimor duke bere qe dallgezimi ne det te arrije 4 balle.

Europa

Qendrat me presion te ulet atmosferik te vendosura ne rajonin e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit do te sjellin destabilitet te atmosferes. Vranesirat dhe shirat do te jene dominuese gjate gjithe dites ku me problematike situata paraqitet ne Ballkanin Perendimor pasi shirat do te jene te konsiderueshem dhe ne forme rrebeshi. Ne kushte te paqendrueshme atmosferike do te jete edhe verilindja e kontinentit europian pasi qe ne oret e para te mengjesit do te kete vranesira dhe reshje shiu e debore. Gjithashtu, ne kushte te vranesirave dhe reshjeve te shiut dhe debores do te jete edhe nje pjese e qendres se kontinentit.

Ngjarje ekstreme në Europë

Ballkani alarmon shira intensive dhe shkarkesa rrufesh;

Europa qendrore rrezikohet nga reshje shiu e debore;

Italija jugore alarmon per ere te forte dhe shkarkesa rrufesh.

n.e/NOA

KOMENTE