English

Festivali i 49 në RTSH/ Përzgjidhen këngëtarët e “Big” dhe “Të rinjtë”

Tiranë, 22 nëntor, NOA/Milena Selimi - Në Festivalin e Këngës në Radio-Televizion, që do të zhvillohet në datat 23, 24 dhe 25 dhjetor në Pallatin e Kongreseve do të marrin pjesë 38 këngëtarë, me këngët të përzgjedhur nga komisioni: Thoma Gaqi (kompozitor), Hajg Zaharian (kompozitor), Myfarete Laze (këngëtare), Zef Çoba (kompozitor), Fatmir Hysi (muzikolog), Altin Goci (këngëtar) dhe Kozeta Mamaqi (poete).

32 këngë bëjnë pjesë në kategorinë "Big" dhe 6 te "Të rinjtë".

Në kategorinë e parë janë: Aurela Gaçe, Kujtim Prodani, Françesk Radi, Adhurim Demiri, Alban Skënderaj, Miriam Cani, Besa Kokëdhima, Sajmir Braho, Orges Toçe, Edmond Mancaku, Klajdi Musabelliu, Dorina Garuci, Kejsi Tola. Për herë të parë këndojnë në festival: Shpat Deda, Albi Xhepa, Maria Prifti, Ilir Kazaferi, Megi Laska, Rudina Delia.

Për Festivalin e 49-të kanë kompozuar: Sokol Marsi, Adrian Hila, Jetmir Barbullushi, Shpëtim Saraçi, Valentin Veizi, Kristi Popa, Edmond Mancaku etj. Shumica e këngëtarëve kanë zgjedhur ta kompozojnë vetë muzikën, e në disa raste edhe të shkruajnë edhe tekstin. Të tjerët kanë marrë tekste të autorëve: Jorgo Papingji, Pandi Laço, Agim Doçi, Agron Tufa, Arben Duka. Janë afruar në festival edhe banda të rinjsh, të para nëpër aktivitete muzikore të këndojnë muzikë rrok, pop-rrok, alternativë si "NRG Band", "Humus", si dhe këngëtarë solo.

Prezantuesit e festivalit të 49-të të Këngës në RTSH, janë: Jonida Maliqi, Mirela Naska dhe Josif Gjipali. Fonia i është besuar Emanuele Doninni-t. Skenograf është Bashkim Zahaj. Drejtor artistik: Edmond Zhulali.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE