English

Formohen terapistët për menaxhimin e sjelljes së autistëve

Nis Faza e dytë e “Program Formimi në ndërhyrjet e sjelljes për terapist fëmijësh me çrregullime te spektrit autik”

Tiranë, 22 Nëntor 2010 NOA - Fondacioni i Fëmijëve Shqiptarë me Presidente Znj.Liri Berisha dhe asistencën profesionale te Autism Speaks ne New York si dhe mbështetjen financiare te Vodafone Albania Foundation po zhvillon fazën dyte te trajnimit për specialistet e spektrit Autik të Qendrës “Fluturo për Jetën”.

Trajnimi i cili bëhet ne kuadër te Projektit “Program Formimi në ndërhyrjet e sjelljes për terapist fëmijësh me çrregullime te Spektrit Autik” në ketë faze te dyte do të zgjasë disa ditë.

Projekti është një mundësi profesionale jo vetëm për 5 specialistet që janë përfshire në këtë nisme, por edhe për 5 fëmije si dhe prindërit e tyre te cilët trajtohen ne Qendrën “Fluturo për Jeten” që ndiqen nga dy eksperte të ndërkombëtarizuara në ketë fushe si Dr. Lynn Brennan dhe Susan Nicholson.

Trajnimi i vjen ne ndihme si “Qendrës Fluturo për Jetën”, ashtu edhe fëmijëve që trajtohen në ketë Qendër te cilët kane mundësinë dhe privilegjin te zhvillojnë terapi me metodat te specializuara dhe bashkëkohore që zhvillohen njëkohësisht edhe në vendet me te rëndësishme te botes.

Në kuadër të këtij projekti do të hartohet një model trajnimi në shqip i cili do të përdoret më pas për të trajnuar dhe certifikuar studente dhe specialistë të qendrave të tjera në këtë fushë.

Programet e reja të ndërhyrjes terapeutike kanë sjelle dukshëm një përmirësim tek fëmijët e trajtuar në Qendër, si në sjelljen dhe autonominë ë fëmijëve ashtu edhe në jetën familjare dhe sociale të tyre.

Ekspertët amerikanë kanë sjellë një feedback shumë pozitiv dhe përsa i përket punës së stafit të Qendrës “Fluturo për Jetën”. Faza e trete dhe e fundit te trajnimit pritet te finalizohet ne muajin shkurt 2011.

e.r/NOA

KOMENTE