English

Goditi dy policë në detyrë, ndalohet 20-vjeçari

Tiranë, 22 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Tiranës ndaluan dje në mesditë 20-vjeçarin Besmir Lulaj, banues në Vlorë.

Ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se arrestimi i tij u krye sepse dje në rrugën “4 Shkurti”, dyshohet se ka kundërshtuar dhe goditur, për shkak të detyrës dy punonjës policie.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij iu kaluan prokurorisë së Tiranës, për konsumim të veprës penale të “Kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE