SHBA, 22 nëntor, NOA - Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates shprehu shqetësimin e tij për impiantin e ri koranoverior për pasurimin e uraniumit.
Me të Penjani posedon potencialin për të prodhuar armë të tjera atomike, tha Gates në kuadër të një takimi ministror në Bolivi.
Shkencëtari amerikan Siegfried Hecker ka mundur të vizitojë javën e kaluar në vendin komunist impiantin në fjalë.
Ai i ka thënë gazetës "New York Times", se ka mbetur i befasuar nga pajisjet moderne që ka parë aty. Sipas dëshmive të shkencëtarit aty janë instaluar rreth 2000 centrifuga bërthamore moderne. Shkencëtari tashmë kishte informuar Shtëpinë e Bardhë për të dhënat e tij.
NOA/DV