English

Kryeministri: Falënderova krerët evropianë për vizat

Tiranë, 22 nëntor, NOA Update – “Gjatë takimeve që pata me krerët evropianë në Samitin e Lisbonës, kisha detyrimin që t’u parashtroja atyre falënderimet për vendimin e liberalizimit të vizave”.

Kështu tha ndër të tjera, kreu i qeverisë Sali Berisha në fjalën që po mban aktualisht në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, duke shtuar se ai ka përfituar nga rasti që të takojë aty edhe presidentin amerikan, Barak Obama, i cili i dha atij vlerësime të mëdha për ecurinë e Shqipërisë.

“I premtova se qeveria jonë është e hapur për bashkëpunim”, tha ai, duke shtuar se Obama e garantoi atë për ndihmën e vazhdueshme ndaj vendit tonë, por edhe ndaj Kosovës...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE