English

Kryeparlamentarja Topalli niset për vizitë dyditore drejt Moskës

Moskë, 22 nëntor, NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u nis sot drejt kryeqytetit të Rusisë, Moskës për një vizitë zyrtare dyditore në Rusi me ftesë të Kryetarit të Dumës Shtetërore ruse, Boris Grizllov.

Vizita e Kryeparlamentares Topalli në Moskë është e para në këto 15 vitet e fundit dhe synon t’i japë një dimension krejt të ri dhe një bashkëpunim aktiv marrëdhënieve, jo vetëm midis dy parlamenteve, por edhe thellimit të miqësisë dhe bashkëpunimit me interes reciprok me këtë vend të rëndësishëm.

Gjatë qëndrimit të saj në Moskë, zonja Jozefina Topalli do të zhvillojë bisedime me Kryetarin e Dumës, Boris Grizllov, nënkryetaren e Dumës si dhe me krerë të Komiteteve të Dumës Ruse.

Në vijim të vizitës të saj në Rusi, Kryetarja e Parlamentit do të vizitojë Shën Pjetërburgun, ku do të pritet nga zyrtarët më të lartë të këtij qyteti.

mit/NOA
KOMENTE