English

Lëvizja Vetëvendosje, fushatë intensive në gjithë Kosovën

Prishtinë, 22 nëntor, NOA - Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një fushat intensive elektorale në gjithë Kosovën. Drejtuesit e saj gjatë ditës së sotme janë të angazhuar në një sërë qytetesh dhe komunash, ku do të prezantojnë programin e kësaj lëvizje për zgjedhjeve e ardhshme.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Kosovë raporton se gjatë ditës së sotme janë planifikuar të paktën 9 takime të kësaj lëvizje.

Kështu është parashikuar një takim me banorët e fshatrave Carallukë dhe Shkarashnik të komunës së Malishevës. Një tjetër takim do të mbahet në fshatin Llapqevë të komunës së Malishevës, në fshatin Roganë të komunës së Dardanës. Në Roganë do të jetë i pranishëm dhe drejtuesi i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Takime të tjera të kësaj lëvizje do të zhvillohen në fshatin Koretin të komunës së Dardanës.

a.k/NOA

KOMENTE