SHBA, 22 nëntor NOA - Edhe Motorola, ashtu si LG Electronics, është duke punuar për një smartphone të fuqishëm me sistemin operativ Android dhe me çip Tegra 2 me arkitekturë Dual Core.
Marka cellular amerikane me shumë mundësi do të lançojë këtë smartphone në muajt e parë t vitit të ardhshëm me emrin Motorola Olympus. Ende nuk janë publikuar imazhe në lidhje me këtë telefon celular të fuqishëm, por me sa thuhet në tregun e SHBA-së ai do të prezantohet nga operatori mobil AT & T.
r.b/NOA