English

Naomi Cambell me paruke, Rusia e shokuar

Moskë, 22 nëntor NOA - Rusia është e shokuar: bukuroshja Naomi Campbell, e cila ka bërë për vete manjatin rus Vladimir Doronin është tullace dhe mban një paruke.

Thashethemet qarkullonin tashmë ndërkombëtarisht, por moskovitët, si të thuash, nuk e kishte prekur ende këtë temë. Në fakt episodi që ka ndodhur disa netë më parë ishte shumë i turpshëm, sepse modelja nuk e kishte zbuluar asnjëherë kaq shumë problemin e saj.

Një seri ngjarjesh të pafata, raporton shtypi rus, tepër të detajuara.

Pothuajse një film horror. Naomi mbërriti në qendrën luksoze Zum në zemër të Moskës dhe kjo pasi ishte e ftuar për inaugurimin e saj.

Të gjithë objektivët e aparateve ishin të drejtuar pikërisht tek ajo dhe në një moment ajo është fotografuar teksa i ka lëvizur parkuia që mbante veshur.

Një situatë tepër e papëlqyshme për top-modelen Campbell.

r.b/NOA

KOMENTE