Tiranë, 22 Nëntor 2010 NOA – Dita e parë e javës ka nisur me kushte te paqendrueshme atmosferike, pasi vranesirat dhe shirat po perfshijne te gjithe vendin.
Por gjate oreve ne vazhdim, shira me intensitet me te larte do te kete ne veri dhe veriperendim te vendit te cilat do te bien ne forme rrebeshi, here pas here te shoqeruar me shkarkesa rrufesh.
Mesdita parashikohet të sjellë shtim te shirave ne te gjithe territorin shqiptar.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit për Shqipërinë dhe Evropën si dhe temperaturat, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dyte e dites te jete problematike nga shirat me intensitet te larta ne zonat veriore ku Bajram Curri, Kukesi, Peshkopia, Shkodra dhe Lezha do te marrin shira ne sasi te medha.
Ndersa zonat juglindore do te kene shira me te dobet. Ne zonat malore veriore e lindore do te kete reshje te pakte debore.
Ne mbremje dhe gjate nates do te kemi nje dobesim te intensitetit te shirave por serish i gjithe vendi mbetet i rrezikuar nga vranesira dhe shira te dobet.
Temperaturat e ajrit do te rriten me 2 grade ne vlerat minimale ndersa mesdita do te sjelle 2 - 3 grade renie te temperaturave ne vend.
Era do të fryjë mesatare ne toke dhe deri e forte ne det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi jugperendimor duke bere qe dallgezimi ne det te arrije 5 balle.
Europa
Rajonin i Mesdheut dhe gadishulli i ballkanit do te perfshihen nga vranesira dhe rrebeshe shiu te shoqeruar me stuhi te forta ere dhe shkarkesa rrufesh ndersa zona e Alpeve do te perjetoje stuhi te forta ere dhe reshje te dendura debore.
Gjithashtu me reshje debore dhe stuhi ere do te jene europa verilindore dhe vendt skandinave.
Problematike ne keto zona do te jete renia e ndjeshme e temperaturave ndersa pjesa tjeter e Europes do te jete kryesisht me mot te kthjellet dhe vranesira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Ballkani alarmon per rrebesh shiu dhe shkarkesa rrufesh;
Alpeve do te mbetet e alarmuar reshje debore dhe stuhi ere;
Skandinavia rrezikohet nga stuhi te forta ere dhe debore.
e.r/NOA