Durrës, 22 nëntor, NOA – Pas më shumë se një viti në kërkim, policia ka arritur të arrestojë përdhunuesin e një minoreneje.
Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Petrit Velija, i cili ka përdhunuar në qytetin e Tiranës një vajzë të mitur. Arrestimi i tij është mundësuar në qytetin e Durrësit dy ditë më parë, pas një hetimi të gjatë të policisë dhe identifikimit të vendndodhjes së tij.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se Velija ishte shpallur në kërkim që në nëntor të vitit 2009, kur gjykata e cilësoi atë fajtor për krimin e përdhunimit.
Viktimë e epsheve të 29-vjeçarit ka rënë një minorene, me të cilën Velija kishe pasur njohje më parë.
29-vjeçari kishte kohë që fshihej në qytetin e Durrësit. Pas arrestimit policia e qytetit bregdetar e ka dërguar atë në Policinë e Qarkut Tiranë.
Pas veprimeve procedurale Velija do të dërgohet në burg, ku do të vuaj dhe dënimin që i është dhënë nga organet e drejtësisë.
a.k/NOA