English

Plagosën 3 persona, arrestohen 2 vëllezërit

Tiranë, 22 nëntor, NOA – Dje në mesditë, forcat e Policisë së Tiranës bënë të mundur arrestimin e dy vëllezërve, përkatësisht me emrat Abdulla dhe Qazim Krasniqi; banues në Tiranë, ndërsa kanë shpallur në ndjekje edhe 19-vjeçarin me inicialet R.K.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tyre u krye sepse dje në orët e para të mëngjesit në rrugë “Myslym Keta” pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me mjete të forta tre persona.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre iu kaluan prokurorisë së Tiranës për konsumim të veprës penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 e 150 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE