Tiranë, 22 nëntor, NOA - Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë do të jetë besimi më i ri i njohur nga Qeveria Shqiptare. Pas shumë kërkesash nga ky komunitet, institucionet kanë pranuar ta njohin atë si besim fetar.
Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve do të firmosë sot një marrëveshje me drejtuesit e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, ose siç njihen në gjithë botën - protestantët.
Marrëveshja parashikon njohjen e të drejtave, që do të thotë se shteti shqiptar do t'i caktojë një godinë të veçantë dhe po ashtu, ky komunitet do përfitojë nga fondet e qeverisë.
Ceremonia do të zhvillohet sot orën 11.00, në sallën “Iliria” në hotel “Sheraton”.Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm drejtuesit e katër Bashkësive Fetare Tradicionale të Shqipërisë, Myslimane, Ortodokse, Katolike dhe Bektashiane.
Po ashtu në ceremoni do të jenë të pranishëm dhe përfaqësues të lartë të trupit diplomatik në vend.
Pritet që në takim të jetë Zëvendësambasadorja e SHBA, Deborah Jones, ambasadorja angleze Fiona Mcileham, ambasadorja franceze Maryse Daviet, ambasadori holandez Henk G.C. Van den Dool, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës Gjermane, Jan Rudolf, ambasadorja e zvicrës Yvana Enzler. Gjithashtu pritet të jetë dhe ambasadori i OSBE.
Dejtuesit e këtij besimi deklarojnë se në vend janë rreth 25-30 mijë protestantë. Ndërkohë që në kërkesën që i kanë bërë qeverisë janë shprehur se protestantizmi ka karakter historik më të hershëm në Shqipëri.Kështu në listën e Ungjillorëve janë dhe figura si; Gjerasim Qiriazin, Gjergj Qiriazin, Grigor Cilkën, Petro Nini Luarasin, Sevasti Qiriazin etj.
Sipas drejtuesve të shoqërisë kjo fe ka pasur kontaktin e parë në Shqipëri në vitin 1892. President i këtij komuniteti ështëtë Fitor Muça.
a.k/NOA