Gjermani, 22 nëntor NOA - Alarm terrorizmi në Gjermani. Autoritetet kanë mbyllur për vizitorët kupolën e reichstag, selinë e parlamentit gjerman. Bazuar në atë çka shkruan shtypi gjerman, Reichstag është nën shënjestër nga grupi terrorist i Al Kaedas. Pothuajse në të njëjtën kohë Policia gjermane ka evakuuar dhe një shkollë në Jena, një qytet lindor dhe kjo si pasojë e një alarmi për bombë, i cili megjithatë, rezultoi i pabazë.
“Kontrollet dhe masat e sigurisë të Bundestagut, dhoma e ulët e Parlamentit gjerman, duhet thënë se janë përforcuar në mënyrë të konsiderueshme”, - tha Ministri i Brendshëm i Berlinit, Ehrhart Koerting. Në veçanti, Koerting, tha se e gjithë zona e parlamentit është rrethuar dhe kontrollohet nga rreth 60 policë. Për momentin, të hapura për publikun, kanë mbetur vetëm disa salla të parlamentit dhe restoranti që është i vendosur në tarracën e ndërtesës.
r.b/NOA