Tiranë, 22 nëntor, NOA – Një sasi e madhe drogë është sekuestruar gjatë orëve të vona të natës në kryeqytet. Sipas burimeve nga Policia e Tiranës bëhet fjalë për rreth 43 kilogramë hashash.
Ndërkohë që janë arrestuar dhe 6 persona, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur ende nga policia.Do të jetë Policia e Tiranës që në një konferencë për mediat do të jap dhe detaje e operacionit, si dhe emrat e të arrestuarve.
Nuk dihet ende nëse droga ka qenë për shitje në kryeqytet, apo ishte planifikuar për tu shitur dhe kapja e sasisë prej 43 kilogramësh është vetëm njëra pjesë e sasisë që kalon në rrjet.
a.k/NOA (vijon...)