English

Vodhën një shtëpi, kapen dy autorët

Tiranë, 22 nëntor, NOA – Forcat e policisë së Tiranës realizuan arrestimin në flagrancë të dy personave që dyshohet se kanë vjedhur një banesë.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tyre u krye sepse dyshohet se ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës në Vorë, kanë vjedhur me thyerje, banesën në pronësi të një personi, ku i kanë marrë një sërë sendesh elektro-shtëpiake, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Dy të ndaluarit, mësohet se janë konkretisht 14-vjeçari me inicialet XH.A. dhe Azemllasi Elezi, 20 vjeç, që të dy banues në Vorë.

n.e/NOA

KOMENTE