English

Vrasja e 44-vjeçarit Preka, identifikohen dy autorët

Tiranë, 22 nëntor, NOA – Forcat e Policisë së Tiranës bënë të mundur dje në mbrëmje dokumentimin, identifikimin dhe zbardhjen tërësore të rrethanave të vrasjes së ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, ku gjeti vdekjen e menjëhershme nga të shtënat me armë zjarri 44-vjeçari Mirash Preka, lindur në Pukë dhe banues në Paskuqan.

Falë një pune intensive të bërë nga policia, u arrit të identifikohen autorët e dyshuar të kësaj vrasje për të cilët ka filluar procedimi penal, ndërsa po punohet për kapjen e 28-vjeçarit Arben Gjergji, 28 vjeç dhe Alfred Gjergji, 32 vjeç; që të dy banues në Durrës.

Për hetimin e kësaj ngjarje, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e prokurorit dhe vazhdon puna intensive për kapjen e tyre tashmë të identifikuar.

Aktualisht, hetimet janë përqendruar në versionin e hakmarrjes, pasi rreth 6-muaj më parë në Greqi, viktima ka vrarë me thikë të njohurin e autorëve Arben dhe Alfred Gjergji. n.e/NOA

KOMENTE