Shkup, 23 nëntor, NOA - Policia e Maqedonisë ka arrestuar mbrëmë në Tetovë Hisen Musliun, ish-zyrtar i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Maqedonisë. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet dyshimin se ka falsifikuar dosjet e dorëzuara në Komisionin për Verifikimin e Fakteve.
Mësohet se arrestimi ka vijuar pasi që Grupi i Punës i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), e ka piketuar atë si autor të dosjeve, sipas tyre, të falsifikuara për anëtarët e kësaj partie shqiptare në pushtet.
Arrestimi i Musliut është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Njësia speciale policore “Tigrat” ka hyrë në shtëpinë e të arrestuarit pasi kishte marrë paraprakisht leje nga gjyqi. Jo zyrtarisht kuptohet se forcat policore kanë bastisur shtëpinë e tij përreth katër orë.
MPB-ja ka paralajmëruar që sot do të dal me informata më të hollësishme rreth arrestimit.
NOA/INA