Honduras, 23 nëntor NOA - Një biznesmen italian, Massimo Cassinera, ka mbetur i vdekur në një pritë në La Ceiba në Honduras. Ai ishte në bordin e një makinë së bashku me bashkëshorten, kur u goditën nga një breshëri plumbash që i përfshiu të dy.
Cassinera dhe gruaja e tij ishin në rrugën e tyre për në shtëpi, në lagjen e Los Anxhelos, ku ai kishte dhe një tregti të motoçikletave.
Vrasësit e tyre i kanë humbur menjëherë gjurmët pas sulmit. Cassinera ishte 49 vjeç dhe jetonte në Honduras që nga viti 2008.
Sipërmarrësi ishte në makinën e tij tip Nissan së bashku me gruan e tij, Jessica Padron Perez, një kubane 34-vjeçare.
Detajet e kësaj vrasjeje janë përshkuar nga mediat lokale. El Tiempo, në edicionin e saj online përshkruan mjaft mirë dinamikën e ngjarjes dhe gjithashtu ka postuar e imazhet, që tregojnë të dy trupat e mbushur me plumba.
Gazeta ka publikuar gjithashtu dhe dokumentet që tregojnë identitetin e dy viktimave.
r.b/NOA