Bruksel, 23 nëntor, NOA – Serbia do të mundë të integrohet në Bashkimin Europian vetëm nëse do të rrisë bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës dhe do të ndërtojë një politikë dialogu me Kosovën.
Hetimi i krimeve të luftës shihet si një prej pikave më të rëndësishme për momentin ka thënë Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule.
Deklarata e Fule u bë para vizitës në Beograd. Ai u shpreh se është me rëndësi të madhe që Serbia të zhvillojë qasje konstruktive në raport me Kosovën. Ai ka inkurajuar përkushtimin e Serbisë për dialog me Prishtinën.
a.k/NOA