Buenos Aires, 24 nëntor NOA/ Rid Bulku - Guvernatori i Buenos Aires, Mauricio Macri, ka rrezikuar të ndahej nga jeta dhe kjo pasi gëlltiti mustaqet e rreme që kishte vënë për të argëtuar të ftuarit në martesën e tij.
Incidenti ndodhi gjatë martesës së tij me sipërmarrësen Juliana Awada.
Macri ka dashur të imitonte duke kënduar idhullin e tij, Freddie Mercury dhe për ti ngjasuar sa më shumë ai vuri dhe mustaqet e rreme.
Por në mesin e një strofe ai i gëlltiti ato, duke rrezikuar t'i merrej fryma.
Lajmi u bë i ditur nga një gazetë popullore e gossip që ishte e pranishme në këtë festë, duke deklaruar se Ministri i Shëndetësisë së guvernatorit, Jorge Lemus, nxitoi menjëherë për ta shpëtuari atë.
Por, duke pasur parasysh përpjekjet për të hedhur jashtë mustaqen e tij nga goja, e çoi atë në gëlltitje duke shmangur vdekjen nga asfiksimi.
r.b/NOA