English

Kamboxhia, tragjedia në festën e ujit që mori 345 jetë

Kamboxhia, 23 nëntor NOA/ R.Bulku - Kanë qenë ta paktën 345 persona që kanë humbur jetën gjatë kremtimit të Festivalit të ujit në Phnom Penh, kryeqyteti i Kamboxhias dhe kjo për shkak të rënies së urës.

Tragjedia ka ndodhur si pasojë e një turme të vogël njerëzish të formuar mbi urë, ndërkohë që qindra njerëz të tjerë ishin nisur në Diamond Island.

Sipas burimeve lokale, janë plagosur dhe 410 persona të tjerë. Në ishull po festohej nata finale e kësaj ngjarje lokale. Shumica e viktimave ishin femra.

"Teatri" i masakrës, ishte ura që lidh ishullin me kryeqytetin kamboxhian Diamond, ku festimet janë zhvilluar për 3 ditët e fundit të Festivalit të ujit, që festohet në rrjedhat lumenjve Mekong dhe Tonle Sap dhe tërhoqi me miliona njerëz në kryeqytetin kamboxhian.

Është një festë e cila karakterizohet nga garat me varkë, koncerte dhe fishekzjarrë të shumtë.

r.b/NOA

KOMENTE