English

Krasniqi: Kosova jep provimin e demokracisë më 12 dhjetor

Prishtinë, 23 nëntor - Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha sot se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën përgatitjet e duhura për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Ai u shpreh se pret ngritje të pjesëmarrjes së serbëve në këto zgjedhje. Lidhur me rolin eventual të EULEX-it në bisedimet me Serbinë, ai tha se për rezultatet e dialogut do të nevojitej një nivel më përcaktues nga ai që e ka EULEX-i në Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së presidentit Jakup Krasniqi tha se niveli i rregullsisë dhe i qasjeve demokratike ndaj një procesit zgjedhor, varet nga subjektet politike garuese.

Krasniqi u shpreh në një intervistë për median kosovare se pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit do të ketë një fazë të re të bisedimeve me Serbinë. “Nuk e di se sa EULEX-i është i përgatitur për t’i mbikëqyrur këto bisedime, pasi EULEX-i është një trupë që ka përgjegjësi në tri fusha”, tha Krasniqi, duke komentuar mundësinë e përfshirjes së EULEX-it në lehtësimin e bisedimeve.

NOA

KOMENTE