English

Krimi dhe trafiqet, forumi “BE- Ballkani Perëndimor”

Bruksel, 23 nwntor, NOA - Në Bruksel sot filloi forumi ministror i Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme.

Në këtë forum dyditor “BE-Ballkani Perëndimor” do të diskutohet dhe shqyrtohet përparimi në procesin e stabilizim – asocimit në fushën e punëve të brendshme.

Temat e forumit do të jenë përmirësimi i bashkëpunimit midis policive të vendeve të rajonit dhe agjencive evropiane si Europol dhe Frontex, në luftën kundër kontrabandës me armë dhe mjete shpërthyese, diskutime mbi liberalizimin e vizave dhe çështjet e lidhura me migrimin, luftën kundër tregtisë me qenie njerëzore, krimit financiar si dhe luftën kundër korrupsionit.

Takimi do të hapet nga përfaqësues të presidencës belge me BE-në dhe nga Komisioni Evropian, ndërsa pjesëmarrës do të jenë të gjithë përfaqësuesit më të lartë të drejtësisë dhe punëve të brendshme të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

NOA

KOMENTE