Romë, 23 nëntor NOA - Ranieri entuziazmon Romën, në vigjilje të sfidës së ekipit të tij në Ligën e Kampionëve ku do të përballen me Bajernin e Munihut.
“Po pres me padurim këtë përballje. Mund të them me bindje se në ndeshjen e parë ishin jashtë formës tonë, por tashmë çdo gjë ka ndryshuar”, - tha Ranieri.
“Na duhen ende dhe katër pikë për të arritur kualifikimin dhe kjo është arsyeja kryesore që ne do të luajmë për të fituar këtë ndeshje “, - shtoi ai. Lajmi i mirë për teknikun kryeqytetas është se ai ka rigjetur në 100 % të formës De Rossin dhe Pizarron, ku të dy sipas tij janë në gjendje të luajnë në këtë sfidë.
r.b/NOA