Tiranë, 23 nëntor, NOA – “Dua sot të denoncoj papërgjegjshmërinë dhe arrogancën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, në emër të të gjithë qytetarëve të Tiranës, të cilët në mënyrë të veçantë dje, por edhe çdo ditëme reshje kanë vuajtur dhe paguar shumë shtrenjtë koston e mungesës totale të vëmendjes ndaj qytetit të tyre prej atyre që duhet të kujdesen për të”.
Kështu u shpreh në një deklaratë për shtyp, zv/sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Besjan Pesha.
Sipas tij, Bashkia e Tiranës nuk heziton të kthejë çdo hapësirë publike në parking privat dhe të mbledhë rreptësisht haraçin që i ka caktuar çdo qytetari me makinë dhe nuk heziton të rrisë taksat dhe të godasë bizneset e vogla çdo vit e më shumë, por nuk bën asgjë për të mundësuar lëvizjen e lirë të makinave në kryeqytet.
“Kjo është paaftësi, papërgjegjshmëri dhe mbi të gjitha, mungese totale ndjeshmërie ndaj problemeve të qytetareve. Dje, fëmijët mbetën vetëm në çerdhe, kopshte e shkolla sepse prindërit u bllokuan në trafik, të sëmurët lënguan në ambulancat që nuk lëviznin, bizneset u dëmtuan sërish etj”, tha ai
Duke përfunduar se shkakun e vërtetë të bllokimit të rrugëve e kemi në qendrën e shkatërruar, në rrugët e amortizuara, në kanalizimet e shkatërruara në idenë e betonizimit të gjithçkaje.
n.e/NOA