Korçë, 23 Nëntor 2010 NOA/ Alba Filipi – Autori i dyshua ri vrasjes së sotme në Sovjan të Korçës, u kap në arrati e sipër, konfirmoi policia vendore, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.
Policia tha zyrtarisht se nga ana e strukturave te Sektorit Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise Qarkut Korçë, është bere arrestimi i shtetasit Arben Dautllari 41 vjeç banues ne fshatin Sovjan-Korçë.
Ai akuzohet se në fshatin Sovjan ka vrare me arme zjarri, një automatik i tipit Kallashnikov model 56, shtetasin Petraq Burnazi 34 vjeç banues në fshatin Zvirine te rrethit te Korçës dhe ka plagosur shtetasin Marsel Dautllarin 26 vjeçar, i cili ndodhet ne spitalin e qytetit te Korçës jashte rrezikut per jeten.
Motivi i kesaj ngjarjeje eshte nje grindjeje e ndodhur mes autorit dhe viktimes ne banesen e ketij te fundit ne fshatin Zvirine.
Menjëherë më as viktima, shtetasi Petraq Burnazi së bashku me te dëmtuarin Marsel Dautllari kane shkuar ne banesen e autorit ne fshatin Sovjan, i cili ne grindje e siper dhe nen efektin e alkoolit ka qelluar ne drejtim te tyre me arme zjarri.
Autori i kësaj ngjarjeje te rende eshte kapur nga forcat e policisë ne qytetin e Korçës, në tentative per tu larguar me nje automjet me targa greke.
Ne cilesine e Proves material jane sekuestruar : nje arme zjarri automatik kallashnikov model 56, nje kreher automatiku me disa fisheke dhe nje motorciklete.
Policia tha se kryhen veprimet hetimore procedurale per dokumentimin ligjor te kësaj ngjarjeje.
a.f/NOA