Londër, 23 nëntor 2010 - Kisha Anglikane e ka suspenduar peshkopin, i cili princin Uiliam dhe të fejuarën e tij i quajti "persona të njohur përciptazi", dhe sugjeroi se martesa e tyre do të zgjatë vetëm shtatë vjet.
Peshkopi i Londrës Riçard Çartres tha se ka kërkuar nga Piter Brodbent, peshkop i Vilesden-it në veri të Londrës, që për një kohë të pacaktuar të tërhiqet nga shërbimi publik.
Çarters tha se kishte biseduar me peshkopin e suspenduar, dhe në emër të Kishës Anglikane i kërkoi ndjesë familjes mbretërore. Brodbent kërkoi falje për komentet që i kishte publikuar në "Facebook", raporton radio Evropa e Lirë.