Tiranë, 23 nëntor, NOA – Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka dekretuar këtë pasdite ligjin për aderimin e Republikës së Shqipërisë në memorandumin e mirëkuptimit për ngritjen, organizimin, administrimin, sigurinë, financimin dhe sigurimin me burime njerëzore të Qendrës së NATO-s për bashkërendimin e operacioneve speciale (NSCC).
Gjithashtu Presidenti dekretoi edhe ligjin e rishikuar “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Lojërat e fatit të ndryshuar.
Kreu i shtetit ka firmosur sot edhe ligjin e rishikuar dhe ndryshuar për barnat dhe shërbimin farmaceutik, i cili është kritikuar nga opozita gjatë diskutimit në komisionin e Shëndetësisë.
mit/NOA