English

Rama mbledh drejtuesit e majtë të pushtetit vendor

Tiranë, 23 nëntor, NOA – Shoqata për Autonominë Vendore ka nisur sot mbledhjen e saj ku do të diskutohet për qëndrimin ndaj qeverisë dhe problemet që kanë drejtuesit e bashkive dhe komunave.

I pranishëm në këtë takim është dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Drejtuesit e bashkive dhe komunave të majta do të diskutojnë për problemet që kanë të bëjnë me taksat dhe atë që e kanë cilësuar si sulm të qeverisë ndaj vendorëve.

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika në fjalën e tij tha se drejtuesit vendorë të majtë po provojnë presionin e mazhorancës duke u sabotuar në përpjekjet e tyre.

Një ditë më parë Shoqata për Autonominë Vendore deklaroi se do të vazhdonte protestat dhe denoncoi ngjarjen e ndodhur në Korçë, ku u dëmtuan disa prej punimeve në bulevardin kryesor.

a.k.NOA

KOMENTE