Itali, 23 nëntor NOA - Ka ngritur të gjithë prindërit në protestë dhe bëhet fjalë për një reklamë për një dyqan seksi që është shfaqur në një minibus shkolle në Feltre, qytet në Veneto në krahinën e Belluno, i cili po transportonte fëmijët e shkollës fillore “Boscariz”.
Imazhet e reklamës “Erotic Dreams” janë shfaqur disa ditë më parë në këtë autobus dhe duke marrë parasysh se prindërit nuk e konsiderojnë atë si të përshtatshme për fëmijët që ndjekin shkollën fillore, janë ngritur në protestë. Kështu ka nisur kërkesa ndaj Dolomitibus për të hequr reklamën ose për të ndryshuar mjetin e transportit të fëmijëve të tyre.
r.b/NOA