English

Rrëzohet në kanal furgoni me 15 pasagjerë në Shkodër

Shkodër, 23 nëntor, NOA – Rreth 15 pasagjerë që udhëtonin me një furgon në Shkodër kanë shpëtuar fatmirësisht nga një aksident që mund të kishte pasoja tragjike.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se një makina me targa SH 94 34 D ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Mnele, kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar në kanalin që ndodhet përgjatë anës së kësaj rruge.

Pas rrëzimit të mjetit kanë qënë kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve të tjera që kanë dhënë ndihmën e parë duke nxjerrë pasagjerët. Më pas kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e gjithë njerëzve.

Policia po merr në pyetje pasagjerët dhe drejtuesin e furgonit, Preng Marku, për të zbuluar shkaqet e aksidentit, që fatmirësisht nuk solli pasoja në jetë njerëzish.

a.k/NOA

KOMENTE