English

Sherr për të dashurën, plagoset 16-vjeçari në një shkollë në kryeqytet

Tiranë, 23 nëntor, NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e stome në shkollën e mesme “Eqerem Çabej” në Tiranë. Gazetari i Agjencisë NOA raporton se si pasojë e një sherri mes dy nxënësve të kësaj shkolle ka mbetur i plagosur një 16-vjeçar.

Pas shkak të moshës minorene policia nuk bën të ditur emrin e personit të plagosur me sende të forta. Ndërkohë që mësohet se incidenti mes dy bashkëmoshatarëve ka ndodhur për shkak të një vajze.

Dëshmitarët në vendngjarje thonë se gjatë sherrit është përdorur një shkop bejsbolli dhe sende të tjera të forta. Nxënësi i plagosur është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë.

Punonjësit e Policisë ndodhen këto momente në ambientet e shkollës “Eqerem Çabej” dhe po marrin dëshmitë e para për të zbardhur ngjarjen.

Sherri mes të rinjve ka ndodhur jashtë ambienteve të shkollës, ndërsa pritet që ngjarja të sqarohet dhe nga mësuesit.

a.k/NOA

KOMENTE