English

Shkodër, lumi del nga shtrati, një autobús me 15 vetë mbetet në ujë

Shkodër, 23 nëntor, NOA – Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe daljes së lumit nga shtrati një autobus ka mbetur në mes të ujit në Komunën Vigë-Mnelë, të Shkodrës, por pa lënduar asnjë nga të 15 pasagjerët që udhëtonin në të.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 12.30, në aksin rrugor Shkodër – Mnele, pikërisht në vendin e quajtur Gjinaj, që i përket fshatit Mnel, Komuna Vigë-Mnelë.

Burime nga policia e Shkodrës thanë se si pasojë e motit të keq dhe nga dalja e menjëhershme e lumit në rrugë, ka mbetur në ujë një autobus i kësaj linje, me targa SH 94 34 C, me drejtues shtetasin Preng Marku, në të cilin udhetonin gjithsej 15 pasagjerë.

Policia e Shkodrës dhe forcat e repartit të FNSH-së ka mbërritur në vendngjarje për t’i dhënë ndihmë të gjithë pasagjerëve.

Aktualisht shërbimet policore po punojnë për nxjerrjen e autobusit nga uji.

Policia po kryen hetimet për ngjarjen dhe materialet materialet proceduriale mbi rastin do i kalojnë prokurorisë së Shkodrës.

mit/NOA
KOMENTE